🦷 Pacientja u paraqit në klinikën tonë me mungesa dhëmbësh në pjesën e pasme të gojës.

Ajo kishte një kërkesë të vazhdueshme për të rregulluar estetikën e dhëmbëve.

🔻Mungesat e dhëmbëve u vendosën që të zëvëndësoheshin me ura pa vendosur implante për shkak të kohës së limituar që pacientja kishte pasi ajo nuk jeton në Shqipëri.

Imperial Dental Center

Për veshjen e dhëmbëve janë përdorur këllëf dhe ura zirkoni. I gjithë punimi u krye në dy faza, ku secila fazë zgjati nga 1 javë.

Në fazën e parë u mjekuan dhëmbët me infeksion, u gërryen dhëmbët dhe u hoqën rrënjët e dëmtuara.
Gjatë kësaj kohe pacientja qëndroi me provizorë plastikë. Në fazën e dytë u përgatitën urat dhe kurorat dentare!

😁Vlerësimin mund t’ua lëmë gjithësecilit në dorë, por dimë që pacientes iu rikthye buzëqeshja që kërkonte!