
A është e sigurt të shkoj tek dentisti gjatë shtatzënisë?
Vizitat tek dentisti gjatë shtatzënisë janë jo vetëm të sigurta, por edhe shumë të rëndësishme për shëndetin tuaj dhe të foshnjës. Kontrolli dhe trajtimi i duhur dentar ndihmojnë në parandalimin e komplikimeve të mundshme dhe ruajtjen e një shëndeti të mirë oral gjatë kësaj periudhe të ndjeshme. Mos hezitoni të konsultoheni me dentistin dhe mjekun tuaj për çdo shqetësim që keni. Kujdesuni për buzëqeshjen tuaj dhe për shëndetin e vogëlushit tuaj!
Kur duhet t’i them dentistit që jam shtatzënë?
Që në momentin që dyshoni ose e dini se jeni shtatzënë, është e rëndësishme t’ia komunikoni këtë dentistit tuaj. Informojeni për muajin e shtatzënisë dhe çdo medikament që mund të jeni duke përdorur, si dhe për këshilla të veçanta nga mjeku juaj. Në rastet e shtatzënisë me rrezik të lartë, mund të jetë e nevojshme të shtyhen disa trajtime për më vonë.
Si ndikon shtatzënia në shëndetin oral?
Ndryshimet hormonale gjatë shtatzënisë mund të ndikojnë në mishrat e dhëmbëve, duke shkaktuar inflamacion (gingiviti i shtatzënisë), hemorragji gjatë larjes së dhëmbëve, dhe ndjeshmëri të shtuar. Për më tepër, konsumimi i lartë i karbohidrateve ose të përzierat e mëngjesit mund të shtojnë rrezikun për karies dhe erozion të smaltit.
A janë të sigurta trajtimet dentare gjatë shtatzënisë?
Nëse jeni shtatëzënë dhe keni nevojë për një mbushje, terapi kanalare apo një heqje, nuk duhet të shqetësoheni për sigurinë e mjekimeve që mund të përdor dentisti juaj gjatë procedurës sepse në fakt ato janë të sigurta si për foshnjën tuaj ashtu edhe për ju. Një studim i publikuar në gusht të 2015 “Journal of the American Dental Association” studioj një grup me femra shtatëzëna të cilat kryen trajtime dentare nën anestezi dhe një grup që nuk kishin bërë të tilla. Studimi tregoi se këto lloj trajtimesh ishin të sigurta gjatë shtatëzanisë dhe nuk u vërejt asnjë ndryshim në sallën e abortit spontan, difekteve të lindura, lindjeve të parakohshme apo peshë të vogël trupore të fëmijës.
Po grafitë dentare?
Rreth giysma e femrave të studiuara në publikimin e mësipërm kishin bërë grafi dentare gjatë shtatëzanisë, që gjithashtu u konstatuan që janë mjaftueshëm të sigurta. Edhe përse rrezatimi I grafisë dentare është I vogël dentist juaj do të përdorë masa mbrojtëse si përparësja prej plumbi për tu siguruar. Megjithatë, dentistët tentojnë të shmangin grafitë gjatë kësaj periudhe për sa kohë që është e mundur.
Pse është e rëndësishme higjiena orale gjatë shtatzënisë?
Higjiena orale e dobët gjatë shtatzënisë mund të lidhet me komplikime si lindja e parakohshme, pesha e ulët e foshnjës në lindje, dhe preeklampsia. Prandaj, është e domosdoshme të ruani rutinën e larjes së dhëmbëve dy herë në ditë dhe përdorimin e fillit dentar, pavarësisht vështirësive.