Silanti dentar është një shtresë e hollë rezine që zakonisht vendoset në sipërfaqen e dhëmbëve. Kjo zakonisht vendoset te dhëmbët prapa si premolare dhe molare. Qëllimi i tij është të parandalojë prishjen e dhëmbëve. Ky silant vendoset në ulluqe dhe depresionet e dhëmbëve duke formuar kështu një shtresë mbrojtëse mbi smalt.
Edhe pse pastrimi i dhëmbëve heq grimcat e ushqimit dhe pllakën nga sipërfaqja e dhëmbëve, kjo jo gjithmone është e mjaftueshme për të pastruar në brendësi të gropzave të dhëmbëve. Funksioni i silant-it është që të mbrojë këto zona të prekshme nga prishja e dhëmbëve duke siguruar që pllaka bakteriale mos të hyj në këto zona të vështira për tu pastruar.
Për shkak të mundësisë së lartë të prishjes së dhëmbëve te adoleshentët dhe fëmijët, kjo i bën ata kandidatët kryesorë për vendosjen e silantit. Gjithashtu silanti mund të vendoset edhe te të rriturit të cilët nuk i kanë dhëmbët e mbushur ose të prishur.
Zakonisht, fëmijët vendosin silant te dhëmballat e tyre të përhershme, sapo ato behën të dukshme në gojë. Në këtë mënyrë, dhëmbët e tyre do të mbrohen gjatë moshës 6-14 vjeç që është edhe mosha ku zhvillohet më shumë kariesi. Në disa raste, silanti mund të përdoret gjithashtu për mbrojtjen e dhëmbëve të qumështit, nëse kanë ulluqe dhe depresione të thella. Dhëmbët e qumështit luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e hapësirës për daljen e shëndetshme të dhëmbëve të përhershëm. Vendosja e silantit është një procedurë shumë e thjeshtë dhe pa dhimbje. Do duhen vetëm disa minuta që dentisti të vendosi silantin në secilin dhëmb.
Para vendosjes se tij , dhëmbët do pastrohen plotësisht,më pas thahen e mbahen të izoluar me pambuk i cili vendoset rreth dhëmbit. Më pas, një sasi acidi vendoset në sipërfaqen përtypëse të dhëmbit e cila do të ndihmojë lidhjen e sipërfaqes së smaltit me silantin. Dhëmbët më pas do të shpëlahen dhe thahen, pas së cilës silanti do të aplikohet mbi smaltin e dhëmbit, ku do të lidhet drejtëpërdrejtë me dhëmbin dhe do të ngurtësohet. Llampa polimerizuese do të përdoret për forcimin e silantit.
Silanti dentar ka aftësinë për të mbrojtur dhëmbët nga prishja deri në 10 vjet. Pavarësisht kësaj ,do duhet të kryhen kontrrolle të vazhdueshme për të riparuar silantin nëse ka nevojë.