Fasetat e porcelanit janë trajtime dentare estetike të krijuara në mënyrë të përshtatur për gjithesecilin të cilat ngjajnë me smaltin dentar të dhëmbëve natyralë. Ato janë shtresa të holla qeramike dentare dhe janë dizenjuar për tju bashkangjitur sipërfaqes se përparme të dhëmbëve duke ju siguruar pacientëve një transformim të menjëhershëm të buzëqeshjes. Fasetat e porcelanit përdoren nga dentistët për një sërë korrigjimesh estetike të dhëmbëve duke filluar nga rastet ortodontike deri në zbardhjen e dhëmbëve. Për shkak të përdorimit të tyre të shumtë dhe paraqitjes së tyre natyrale, ato renditen midis procedurave më të njohura dhe më të besueshme të stomatologjisë estetike.
Megjithëse fasetat e porcelanit janë bërë shumë të njohura gjatë dy dekadave të fundit, origjina e tyre daton gati 100 vjet më parë, kur në industrinë e filmit dentisti i njohur Dr Charles Pincus shpiku fasetat si një mënyrë për të zbukuruar buzëqeshjen e aktorëve të ekranit të Hollivudit. Fasetat e përkohshme u vendoseshin në dhëmbët e përparme të yjeve për t’i dhënë atyre buzëqeshjet mahnitëse dhe shumë shpejti u bënë markë tregtare e ekraneve të Hollivudit.
Teknologjia inovative e 30 viteve të fundit ka bërë të mundur krijimin e fasetave që janë më të përshtatshme dhe me një jetëgjatësi më të lartë se kurrë më parë. Llojet e reja të materialeve prej porcelani janë më të forta dhe të afta për të reflektuar dritën në një mënyrë të ngjashme me smaltin natyral të dhëmbëve. Duke përdorur sisteme dixhitale të imazhit, dentistët tani janë në gjendje të krijojnë punime dentare brenda ditës, që ngjajnë shumë me ngjyrën dhe formën e dhëmbëve natyralë. Për një buzëqeshje sa më mahnitëse dhe rezultate më të plota estetike, fasetat e porcelanit mund të përdoren bashkë me procedura të tjera dentare të avancuara të tilla si kurora dentare dhe zbardhjen e dhëmbëve.
Kandidatët ideale për vendosjen e fasetave prej porcelani:
Një dentist i aftë do të jetë në gjendje të përcaktojë nëse një pacient është kandidat i mirë për vendosjen e fasetave të porcelanit gjatë konsultimit fillestar. Vetëm pas vlerësimit të shëndetit oral të pacientit, dentisti do të jetë në gjendje të marrë një vendim nëse pacienti është i përshtatshëm për të kryer këtë lloj procedurë dentare. Metoda alternative do të rekomandohen për pacientët që nuk kualifikohen për këtë procedurë.
Fasetat e porcelanit zakonisht kërkohen nga pacientët për arsye estetike ose për të korrigjuar një sërë problemesh të ndryshme dentare si:
- Ciflosje dhe krisje
- Hapësira midis dhëmbëve.
- Mospërputhje të vogla midis dhëmbëve.
- Diskolorime të dhëmbëve.
Kërkesat për vendosjen e fasetave prej porcelani:
Në mënyrë që të jetë një kandidat i mirë për fasetat e porcelanit një pacient duhet:
- Të ketë shëndet të mirë të përgjithshëm dhe dentar (periodontal).
- Të jenë të përkushtuar për ruajtjen e higjenës dhe kujdesit të duhur oral.
- Të ketë pritshmëri realiste dhe qëllime estetike që janë përcaktuar qartë në konsultimet fillestare.
- Të kenë një sasi të mjaftueshme të smaltit të dhëmbëve, pasi një shtresë e hollë e smaltit do të duhet të hiqet gjatë procedurës së vendosjes së fasetave.
Pacientët me sëmundje të mishrave të dhëmbëve, dhëmbë të prishur apo infeksione të rrenjeve, nuk janë kandidatë të mirë për fasetat e porcelanit. Por kjo nuk do të thot q këta pacientë nuk do të mund të vendosin kurrë faseta, pasi dentisti mund të trajtoj këto probleme dhe pastaj të vendosi fasetat e porcelanit.
Pacientët që duan të vendosin fasetat e porcelanit duhet të kenë parasysh se kjo është një procedurë e përhershme, sepse dentistët duhet të heqin një shtresë smalti përpara se porcelani të vendoset në siperfaqen e dhëmbëve. Nëse do jetë e nevojshme në të ardhmen, fasetat mund të zëvendësohen me faseta të reja ose një zgjidhje alternative do merret në konsideratë për ti zëvendësuar ato. Për këtë arsye, pacientët duhet të marrin në konsideratë vendosjen e fasetave, vetëm nëse janë plotësisht të sigurt për vendimin e tyre.
Pacientët që kërcasin dhëmbët e tyre mund të mos kualifikohen për vendosjen e fasetave të porcelanit. Edhe pse fasetat e porcelanit janë mjaft të forta dhe të qëndrueshme, forca e ushtruar mbi to nga bruksizmi(kërcitja e dhëmbëve) mund të shkaktojë krisje ose thyerje të tyre. Pavarësisht kësaj, materiale të reja porcelani janë zhvilluar kohët e fundit si psh disilikatet, për të krijuar faseta akoma më të forta që mund të jenë të përshtatshme edhe për pacientët me bruksizëm.
Sa kushtojnë fasetat e porcelanit?
Kostoja e plotë e vendosjes së fasetave prej porcelani do të ndryshojë nga pacienti në pacient për shkak të numrit të fasetave të vendosura, si dhe faktorë të tjerë që përfshijnë:
Llojin e fasetave të zgjedhura – fasetat bëhen nga disa lloje të ndryshme të porcelanit dentar. Materialet e fundit, më të qëndrueshme dhe natyrore natyrisht do të jenë më të kushtueshme sesa produktet e vjetra.
Lloji i procedurës së vendosjes – procedurat e vendosjes së avancuar siç është No-Prep, do të ndikojnë gjithashtu në koston e përgjithshme të fasetave prej porcelani.