Çfarë është sëmundja periodontale?
Sëmundja periodontale ose sëmundja e mishrave është një lloj infeksioni kronik dhe serioz bakterial që shkatërron dhe sulmon kockën e nofullës dhe mishrat e dhëmbëve. Periodontale do të thotë “rreth dhëmbit”. Kjo është një sëmundje që mund të prekë një ose disa dhëmbë. Ky infeksion mund të ndodh kur mbi dhëmb akumulohet pllakë bakteriale ose gurza. Bakteret e pranishme në këtë pllakë bakteriale prodhojnë kimikate të cilat mund të ndikojnë në mishrat e dhëmbëve, duke shkaktuar gjakderdhje dhe acarim të tyre.
Në fazat e saj të hershme, kjo sëmundje njihet si gingivit. Gjatë kësaj faze, kjo sëmundje mund të shërohet plotësisht dhe mund të eliminohet përmes pastrimit të rregullt të dhëmbëve. Kur gingiviti nuk trajtohet, zakonisht kthehet në periodontit. Me kalimin e kohës, pllaka bakteriale fillon të mblidhet nën mishrat e dhëmbëve. Bakteret e pranishme brenda pllakës prodhojnë toksina që stimulojnë inflamacionin i cili fillon të shkatërrojnë kockën e nofullës dhe mishrat e dhëmbëve.
Sapo shkatërrohet kocka dhe indet mbështetëse, fillojnë të zhvillohen xhepa rreth dhëmbëve. Kur sëmundja lihet pa u trajtuar, xhepat do të thellohen, gjë e cila do të krijojë hapësira ku do grumbullohet akoma më shumë pllakë bakteriale. Prandaj dhe kjo sëmundje është shkaku kryesor i humbjes së kockës së nofullës dhe dhëmbëve.
Parodontoza është sëmundje kronike, por mund të trajtohet. Me planin e duhur të trajtimit, pacientët mund të përmirësojnë shanset e tyre për të shpëtuar dhëmbët dhe për të ndaluar përparimin e sëmundjes.
Studimet e fundit kanë treguar se sëmundjet e dhëmbëve dhe mishrave mund të kenë një efekt të madh në shëndetin e përgjithshëm. Studimet kanë treguar se mund të ketë një lidhje midis infeksioneve periodontale dhe diabetit, sëmundjeve kardiovaskulare, osteoporozës si dhe rritjes së probabilitetit për lindjen e fëmijëve nën peshë ose lindjeve të parakohshme.
Mishrat e dhëmbëve më gjakosen kur unë laj dhëmbët ose përdor fill dentar, a është kjo normale?
Jo, nuk është normale. Nëse mishrat e dhëmbëve janë të shëndetshëm, ato mund të përballojnë larjen e dhëmbëve dhe përdorimin e fillit dentar. Kur mishrat fillojnë të gjakosen, kjo mund të jetë një shenjë që ju keni semundje të mishrave të dhëmbëve dhe si rrjedhojë duhet të konsultoheni me dentistin.
Çfarë janë xhepat periodontal?
Indet e buta (mishrat) dhe kocka e nofullës duhet të puthiten dhe të jenë të rrethojnë çdo dhëmb. Kur keni parodontozë, indet mbështetëse dhe kocka shkatërrohen, gjë që rezulton në formimin e “xhepave” rreth dhëmbit ose dhëmbëve. Këto xhepa do të bëhen më të thellë me kalimin e kohës, gjë që do krijojë hapësira të mëdha ku bakteret mund të rriten. Kur kemi humbje të një pjese të madhe të kockës, dhëmbët do fillojnë të lëvizin deri sa të bien.
Si i trajtojnë stomatologët sëmundjet e mishrave të dhëmbëve?
Dentisti ose parodontologu do t’ju japi informacion mbi mbajtjen e një higjiene orale sa më të mirë dhe ruajtjen e shëndetit të mishrave të dhëmbëve. Nëse jeni në fazat e hershme të gingivitit, përmirësimi i higjienës orale mund të ndryshoj plotësisht gjendjen tuaj, si dhe të përmirësojë shëndetin e mishrave të dhëmbëve. Nëse sëmundja juaj ka përparuar tashmë në periodontit, trajtimi zakonisht përfshin kyretimin dhe lemimin e rrënjëve, trajtimet me lazer së bashku me lloje të ndryshme të trajtimeve kirurgjikale.
Si të parandaloni sëmundjet e mishrave të dhëmbëve?
Praktikimi i higjenës së mirë orale së bashku me vizitat e rregullta tek dentisti mund të ndihmojë në parandalimin e këtyre sëmundjeve. Nëse jeni duhanpirës, mund të jetë koha e duhur për ta lënë këtë ves. Tregojini dentistit tuaj për çdo ilaç që po merrni, pasi disa ilaçe mund të shkaktojnë inflamacion tëmishit të dhëmbëve. Është gjithashtu e rëndësishme të ndiqni rekomandimet e dentisti tuaj në lidhje me mbajtjen e dhëmbëve dhe mishit të dhëmbëve të shëndetshme.
A është parodontoza një sëmundje e zakonshme?
Kjo është një sëmundje shumë e zakonshme. Arsyeja është se kjo sëmundje mund të zhvillohet pa dhimbje dhe duke mos pasur simptoma është i vështirë diagnostifikimi i saj që në fillimet e sëmundjes nëse nuk jeni të rregulltë me vizitat tek dentisti.
Si mund të lidhen sëmundjet e mishrave të dhëmbëve me sëmundjet e zemrës?
Inflamacioni i shkaktuar të njerëzit që vuajnë nga periodontiti, përkeqësohet edhe më shumë nga inflamacionet e përgjithshme që këta persona mund të kenë në trup. Bakteret e gjetura të mishrat e dhëmbëve të personat që vuajnë nga parodontoza, janë të njëjta me ato të gjetura të enët e gjakut të personave që vuajnë nga sëmundje kardio-vaskulare.
A mund të shpëtohen dhëmbët e mi nëse diagnostikohem me parodontozë?
Sa më herët të diagnostifikohet kjo sëmundje, aq më të mëdha janë shanset për tu shëruar plotësisht. Kjo sëmundje mund të shkaktojë humbje apo ngjyrosje të dhëmbëve. Duke vizituar dentistin tuaj të paktën çdo 6 muaj, çdo shenjë e infeksionit bakterial do të diagnostikohet në kohën e duhur dhe do të trajtohet.
Nëse po përjetoni ndonjë nga simptomat e mësipërme ose nëse doni thjesht të vizitoheni na TELEFONONI SOT dhe përfitoni vizitën falas.