Ka shumë njerëz që kanë frikë nga dentisti. Të shkuarit te dentisti nuk është një përvojë e këndshme, por është e nevojshme për një shëndet të mirë oral. Shmangia e takimeve me dentistin mund të përkeqësojë shendetin tuaj oral, gjë e cila mund të rezultojë në më shumë punë të nevojshme për t’u kryer dhe për procedura më të komplikuara. Kjo është arsyeja pse ju duhet të merrni disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë të kapërceni frikën tuaj nga dentisti dhe t’i bëni vizitat tuaja paksa më të lehta.
Mungesa e kontrollit:
Një nga arsyet pse shumë njerëzve nuk u pëlqen të shkojnë te dentisti është mungesa e kontrollit që ata kanë ndaj situatës.Duart e dentistit në gojën tuaj do ju ndalojnë ju të flisni,dhe kjo tek shumë njerëz shkakton një ndjenjë të fortë jo kontrolli.
Goja është jetësore për mbijetesën tonë, nëpërmjet saj ne kryejmë proçesin e ngrënies,pirjes dhe frymëmarrjes. Kjo do të thotë që një nga instinktet tona më të mëdha është të mos lejojmë njerëzit e tjerë ta prekin atë. Por kjo në rastin e takimeve me dentistin do ta vështirësojë punën.
Mjetet që përdoren:
Mjetet që dentistët përdorin nuk do t’ju ndihmojnë të kapërceni frikën tuaj sepse ato nuk duken shumë “miqësore”. Instrumentet e mprehta metalike që dentisti përdor, mund t’ju shtojnë nervozizmin. Gjilpërat janë po ashtu një burim i madh frike për shumë njerëz. Por edhe zhurma që bëjnë mjetet gjithashtu mund të shkaktojnë frikë. Të gjitha këto, për fat të keq, shtojnë numrin e arsyeve pse ju mund të keni frikë të shkoni tek dentisti.
Hapi i parë
Hapi i parë për të kapërcyer frikën nga dentisti do të jetë pranimi që ka një problem. Shumë njerëz gjejnë justifikime dhe arsye të tjera pse nuk duan të shkojnë te dentisti. Të pranosh se ke frikë nga dentisti është i rëndësishëm dhe do ju ndihmojë të kaloni këtë problem.Është e rëndësishme të merrni kohën e nevojshme për të përcaktuar se ku saktësisht qëndron problemi.
A keni frikë nga gjilpëra apo keni pasur një përvojë të keqe me një dentist në të kaluarën? Përcaktimi i shkakut të frikës suaj do ju ndihmojë të përcaktoni se cila është metoda më e mirë për të kaluar këtë frikë.
Gjeni një dentist të mirë
Gjetja e një dentisti të mirë do tju ndihmojë në lehtësimin e kësaj frike. Ju duhet të gjeni një dentist i cili do ju ndihmojë të largoni frikën dhe të adresoni disa nga shqetësimet tuaja. Ju gjithashtu duhet të gjeni një dentist që ka një ndjenjë humori pasi kjo mund të jetë e dobishme në largimin e nervozizmit. Idealisht, ju duhet të keni një ndjenjë pozitive që nga momenti që hyni në dhomën e pritjes. Përveç dentistit,edhe pjesa tjetër e stafit duhet gjithashtu t’ju bëjë të ndiheni komod. Mund ti gjeni të gjitha kriteret e mësipërme të përmendura në klinikën tonë Imperial Dental Center.
Na telefononi tani për një takim në Kontakt
Përdorni një shpërqendrim
Nëse problem janë zhurmat që krijojnë mjetet e dentistit gjatë përdorimit, atëherë duhet të merrni në konsideratë një alternativë për bllokimin e tyre, siç janë kufjet dhe dëgjimi i muzikës. Shikimi i programeve të ndryshme në ekranin e poltronit gjithashtu do ndihmojë në shpërqendrimin tuaj. Mund ti kërkoni stafit t’ju ndihmojë me këtë
Përdorni teknika relaksimit
Ka shumë teknika të ndryshme relaksimi që mund të jenë të dobishme kur vjen puna për të reduktuar ankthin tuaj dhe për të kapërcyer frikën tuaj nga dentisti. Meditimi është një mënyrë e mirë për të lehtësuar ankthin tuaj. Lutja, frymëmarrja e kontrolluar dhe vizualizimi do të jenë gjithashtu të dobishme.
Teknikat relaksuese do ju ofrojnë një mënyrë për të kontrolluar stresin dhe nivelin e frikës gjatë kohës që jeni tek dentisti. Nëse ato nuk funksionojnë, mund të pyesni dentistin tuaj rreth qetësuesve dentar. Ai mund tju këshillojë qetësues në formë pilule apo pikash që mund ti merrni përpara takimit me dentistin.
Kushtojini vëmendje ndjenjave tuaja
Ka raste kur marrëdhenia juaj me dentistin nuk është e mirë. Kjo nuk do të thotë që ai/ajo nuk është profesionist, por do të thotë se ai/ajo nuk është dentisti i duhur për ju. Duhet të keni një marrëdhënie pozitive me dentistin dhe stafin e tyre nëse doni të tejkaloni frikën tuaj.
Punoni gradualisht për largimin e kësaj frike
Shumë njerëz që kanë frikë nga dentisti duan të mbarojnë të gjithë punën sa më shpejtë dhe sa më parë të jetë e mundur. Sidoqoftë, mund të jetë më mirë të lesh takime të shkurtra gjatë një periudhë më të gjatë kohore. Përveç kësaj, kjo taktikë do bëjë që të kryhen ndërhyrje të vogla dhe të sukseshme, gjë e cila mund të ndihmojë në reduktimin e ankthit tuaj.
Kujdesuni paraprakisht për dhëmbët tuaj
Duke pasur një higjenë të mirë orale, do të ndihmojë në parandalimin e nevojës për të vizituar shpesh dentistin. Duhet të lani mirë dhëmbët dhe të përdorni fill dentar çdo ditë. Ju gjithashtu duhet të keni një dietë të mirë. Parandalimi është një mënyrë e mirë për të reduktuar nevojën për vizita të shpehshta dentare dhe do ju ndihmojë të kapërceni frikën që keni nga dentisti
Bisedoni me dentistin tuaj
Duke pasur komunikim të hapur dhe të sinqertë me dentistin tuaj mund t’ju ndihmojë nëse vuani nga ankthi i tepërt. Dentisti juaj mund të ketë këshilla shtesë që ju ndihmojnë të përballoni frikën tuaj. Kur dentisti është në dijeni të frikës suaj, ai mund të shmang gjatë punës disa nga situatat që shkaktojnë ankthin pa dashje.
Ka shumë njerëz që kërkojnë anestezi lokale për të mpirë zonën rreth dhëmbit që do punohet. Në këto raste, dentisti juaj mund të përdorë një xhel anestezik para injektimit, në mënyrë që mos të ndjeni as dhimbjen e gjilpërës.
Ne në Imperial Dental Center ju këshillojmë të komunikoni me dentistin apo stafin ndihmës për çdo gjë që do ju ndihmonte të lehtësoni ankthin dhe ju sigurojmë që i gjithë stafi do të bëjë të pamundurën për realizuar çdo kërkesë.