Me kalimin e kohës kocka e nofullës pas heqjes së dhëmbëve përthithet. Si pasojë e kësaj përthithje të kockës behët e pamundur vendosja e implanteve dentare. Në situata të tilla pjesa më e madhe e pacientëve nuk janë kandidatë të mirë për vendosjen e implanteve.
Me transplantin e kockës ne kemi mundesinë që ta zëvendësojmë kockën në pjesët ku është e dëmtuar, por edhe të stimulojmë rritjen e kockës së re në atë vend. Kjo na jep mundësinë që të vendosim implante me gjatësinë dhe gjerësinë e duhur por edhe të rikthejmë funksionalitetin dhe pamjen estetike të pacientit.
Llojet e transplantit të kockës:
Transplanti autogjen.
E njohur edhe si auto-transplant, kjo procedurë bëhen me kockë nga vete trupi i pacientit, por e marrë diku tjetër nga vendi i trasplantimit. Kocka zakonisht merret nga mjekra, nofulla, kocka e poshtme e këmbës, këllku apo kafka. Ky lloj transplanti ka përparësi sepse materiali i transplantuar është pjesë e organizmit tuaj, gjë që nënkupton se ka elemente qelizore të gjalla që e nxisin rritjen e kockës dhe gjithashtu eliminojnë rrezikun që trupi juaj ta refuzojë atë.
Një e keqe e kësaj procedurë është se për këtë ndërhyrje nevojitet një procedurë e dytë kirurgjikale për të marrë kockën diku tjetër nga trupin juaj. Kjo procedurë varet edhe nga gjendja e pacientit, prandaj ka edhe raste që mund të mos rekomandohet.
Transplanti alogjen.
E quajtur ndryshe alo-transplanti, është një procedurë ku kocka merret nga e njëjta species. Pra kocka që do të transplantohet merret nga një njeri tjetër.Kocka mund të dhurohet nga individë të gjallë ose të vdekur. Kjo përpunohet duke përdor një metodë të ngrirjes së thatë duke nxjerrë ujin përmes vakumit. Kocka alogjene ndryshe nga ajo autogjene, nuk mund të prodhojë kockë të re vetëvetiu. Ajo shërben si shtyllë rreth së cilës kocka e re mund të rritet dhe të mbush difektin apo hapësirën.
Transplanti ksenogjen.
Kjo lloj kocke merret nga një specie tjetër, zakonisht prej lopës por edhe kafshë të tjera. Kocka përpunohet në temperatura shumë të larta për të reduktuar mundësinë e refuzimit nga trupi juaj por edhe për të eliminuar mundësinë e kontaminimit. Si transplanti alogjen edhe ky transplant shërben si shtyllë rreth së cilës kocka nga zonat afër rritet dhe e mbush hapësirën.
Si transplanti alogjen edhe ai ksenogjen kanë përparësi që nuk kërkojnë një procedurë të dytë për të marrë kockën nga trupi juaj, si në rastin e transplanteve autogjene. Megjithatë për shkak se këto dy transplante nuk kane aftësi për të formuar kocke, rigjenerimi i kockës mund të zgjasë më shumë dhe të këtë rezultate më të vështira për tu parashikuar.
Zëvendësuesit e kockës.
Për zëvendësimin e kockës ekzistojnë alternativa (si materialet sintetike) që janë të sigurta dhe të vërtetuara, përfshirë:
Matricë kockore e demineralizuar (DBM) / Alo-transplant i demineralizuar, i tharë dhe i ngrirë. Ky produkt është alo-transplant i përpunuar që përmban kolagjen, proteina, dhe elemente për rritjen e kockës. Mund të gjendet në formë pluhuri, copë apo si xhel që mund të injektohet me shiringë.
Përzierjet e materialeve për transplant.
Përzierjet përbehen nga materiale të ndryshme, që të arrihen përfitimet e një shumëllojshmërie substancash. Disa kombinime mund të përmbajnë: përzierje kolagjen/qeramikë, e cila i ngjan shumë përmbajtjes së kockës natyrale, DBM e kombinuar me qelizat e palcës së kockës ndihmon rritjen e kockës së re, apo një përzierje kolagjen/qeramike/auto-transplantim.
Proteinat morfogjenetike të kockes (BMP) janë proteina që prodhohen në mënyrë natyrale nga trupi, që nxisin dhe rregullojnë formimin dhe shërimin e kockës.
Materialet sintetike kanë përparësi sepse nuk kërkojnë një procedurë të dytë për të marrë kockë nga diku tjetër, dhe kështu ulin rrezikun dhe dhimbjen. Secila alternativë ka përfitimet dhe rreziqet e veta.
Dentisti ynë do të bëj kontrolle të ndryshme për të vendosur se cili material për transplant i përshtatet më së miri kockës së pacientit.