Shumë njerëz e lidhin higjienën orale me dhëmbët e tyre. Normalisht ato janë të lidhura,por ka edhe faktorë të tjerë të cilët lidhen me higjienën orale, të cilat s’kanë të bëjnë aspak me dhëmbët.
Ekzistojnë një sërë arsyesh pse formohen kavitetet. Gjenetika është një ndër to, nëse anëtarët e familjes suaj kanë kavitete, atëherë me shumë mundësi do keni edhe ju. Megjithatë, duke i larë shpesh dhe duke u kujdesur për dhëmbët tuaj, ju mund të ndihmoni në parandalimin e tyre. Kur i lani dhëmbët, ju hiqni pllakën, e cila është një nga arsyet kryesore që dhëmbët fillojnë të prishen. Përveç kësaj, larja me furçë ndihmon në kujdesjen e mishrave të dhëmbëve.
Vizitat e rregullta me dentistin janë një nga mënyrat më të mira për të ruajtur një higjienë të mirë orale. Ju duhet të kryeni vizita te dentisti juaj të paktën dy herë në vit. Përveç zbulimit të kariesit, dentisti mund të kontrollojë edhe sëmundje të tjera të tilla si diabeti, osteoporoza, praninë e refluksit gastrik, demencian, mungesat e vitaminave, shëndetin mendor, problemet me zemrën dhe kancerin oral.
Nëse keni infeksion në gojen tuaj, kjo mund të krijojë probleme të medha. Gingiviti, për shembull, nuk është i pazakontë. Megjithatë, nëse nuk trajtohet, mund të ndodh periodontiti, dhe ky është një infeksion që mund të shkaktojë deri në humbjen e dhëmbëve. Ka edhe probleme të tjera që mund të vijnë nga infeksionet e mishrave , duke përfshirë goditje në tru, sëmundje të arterieve koronare, probleme të frymëmarrjes, artrit dhe astmën. Shëndeti juaj mund të jetë në rrezik nëse nuk kujdeseni për dhëmbët!
Si mund të praktikoni higjienë të mirë orale?
Sigurohuni që të ushqeheni mirë dhe përpiquni të mos konsumoni sheqer të tepert gjatë ditës. Shmangni duhanpirjen. Përtypni çamçakëz dhe sigurohuni që të lani dy herë në ditë dhëmbët tuaj, mundësisht në mëngjes dhe në darkë para se të flini. Vizitoni dentistin tuaj shpesh dhe për fëmijët interesohuni për vendosjen e silantit për mbrojtjen e dhëmbëve të tyre. Lexoni më shumë për silantet këtu
Higjiena e dhëmbëve është shumë e rëndësishme. Ju mund të mos e kuptoni rëndësinë e saj tani, por krijimi i një rutine të mirë të higjenës orale do bëjë diferencën në të ardhmen.