• Aparate Ortodontike
  • Faseta Dentare
  • Implante Dentare
  • Kllëfë Zirkoni
  • Kurora Metal Porcelan
  • Maskerina Transparente
  • Mbushje Estetike
  • Trajtim Kanalesh
  • Ura Metal Porcelani
Imperial Dental Center
Imperial Dental Center
  • Rreth Nesh
    • Klinika
    • Stafi
  • Rastet
  • Turizmi Dentar
  • Blog
  • Kontakt
Na kontaktoni +355 69 43 65 000
Imperial Dental Center
  • Rreth Nesh
    • Klinika
    • Stafi
  • Rastet
  • Turizmi Dentar
  • Blog
  • Kontakt

Procedura All-On-6

procedura all on 6

Nëse nuk keni dëgjuar ende për metodën e implanteve dentare All-On-6, ky është padyshim një artikull që mund t’ju interesojë. Pse? Sepse në qoftë se nuk ju pëlqen ideja e përdorimit të protezave të lëvizshme, dhe dëshironi një zgjidhje më të qëndrueshme dhe të përshtatshme, këto implante dentare mund të jenë zgjidhja e duhur. Ajo mund të zëvendësojë plotësisht pjesën e sipërme ose të poshtme të dhëmbëve tuaj dhe askush nuk do të jetë në gjendje të vëjë re ndryshimin.

Çfarë është procedura All-On-6?

Egzistojnë tre mundësi kryesore në lidhje me zëvendësimin e dhëmbëve që mungojnë: proteza,ura dhe implante. Metoda All-On-6 përdor një kombinim të implanteve dhe urave. Më konkretisht, 6 implantet vendosen në një mënyrë të caktuar dhe midis implanteve, ngjitet një urë për të mbushur hapsirat. Natyrisht, dentisti/ja duhet të bëjë një vlerësim të gjendjes suaj më parë. Kjo do të përfshijë radiografitë dhe skanime të tjera për të përcaktuar nëse ka shumë humbje të kockës për të vazhduar me këtë procedurë. Rezultati përfundimtar do jetë një buzëqeshje kaq natyrale, sa të gjithë do të mendojnë se keni lindur me dhëmbë të përsosur.

A mund kjo metodë të aplikohet te kushdo?

Metoda All-On-6 mund të jetë zgjidhja perfekte për disa, por nuk do të jetë përgjigja për të gjithë. Së pari, është e përshtatshme vetëm për individët që kanë mungesë të plotë të pjesës së sipërme ose të poshtme të dhëmbëve. Përveç kësaj, diabetikët dhe përdoruesit e duhanit nuk përbëjnë kandidatët më të mirë për këtë procedurë.Megjithatë ju duhet të bisedoni me dentistin për të verifikuar nëse jeni kandidat I përshtatshëm.

Përfitimet e kësaj procedure dentare:

Së pari, me shumë mundësi nuk do të kërkojë shtim të kockave, dhe zgjidhja është e përhershme. Gjithashtu s’do keni pse shqetësoheni për heqjen e protezës gjatë natës apo lëvizjen e tyre gjatë të ngrënit dhe të folurit. Në vend të kësaj, vetëm duhet të përqendroheni të buzëqeshja juaj e përsosur.

 

Vendi më i mirë për metodën e implanteve dentare All-on-6?

Pa dyshim, Imperial Dental Center duhet të jetë zgjedhja juaj e parë për çdo lloj konsultimi në lidhje me këtë procedurë duke pasur parasysh se Imperial Dental Center synon ti përshtatet çdo klienti sipas rastit specifik të tij. Me fjalë të tjera, të gjithë duhet të jenë në gjendje të përballojnë buzëqeshjen e përsosur.

Orari Klinikës

  • E Hënë - E Premte
    9:00 - 19:00
  • E shtunë
    10:00 - 14:00

Na kontaktoni

  • Rruga Elbasanit, 1001
    Tiranë, Shqipëri

  • +355 69 43 65 000

  • imperialdentalcenteralbania@gmail.com

Postimet e fundit

  • MUNGESA E DHËMBALLËVE – ZGJIDHJE ME IMPLANTE DENTAREAugust 23, 2025
  • TRANSFORMIM ME IMPLANTE DENTARE DHE KURORA ZIRKONIMay 10, 2025
Rruga Elbasanit, 1001 Tiranë, Shqipëri
Email: imperialdentalcenteralbania@gmail.com
Mobile : +355 69 43 65 000
Imperial Dental Center
© Imperial Dental Center 2025 | All rights reserved