Konsultimi Fillestar:
Para se t’i nënshtroheni çdo lloj procedure dentare, është e rëndësishme që së pari të kryeni një konsultim të plotë me dentistin tuaj. Vendosja e fasetave është një proçes shumë specifik për gjithësecilin. Gjatë vizitës së parë dentisti do analizojë shëndetin tuaj oral për të përcaktuar nëse është i përshtatshëm ky lloj trajtimi. Konsultimi shpesh përfshin fotografi dhe radiografi ndoshta edhe marrje mase paraprake. Aspektet estetike gjithashtu diskutohen gjatë takimit të parë dhe vlerësohet nëse kjo procedurë është opsioni më efektiv i trajtimit.
Mock-Up:
Para se një pacient të vendosë fasetat e porcelanit, dentisti juaj do të krijojë një version paraprak që quhet Mock -up. Mock-up jep një shembull se çfarë rezultati përfundimtar do të keni pas trajtimit. Dentistët përdorin metoda të ndryshme për të krijuar modele Mock-Up. Mund të përdorim gjithashtu teknologjinë e avancuar për të krijuar një imazh tre-dimensional në kompjuter për ta parë dhe pacienti. E rëndësishme është që dentisti të punojë me kujdes për të krijuar një model sa më të përafërt me atë të fasetave përfundimtare.
Fasetat pa dekortikim dhe Fasetat tradicionale.
Egzistojnë lloje të ndryshme të fasetave,por dallimi më i dukshëm është midis fasetave No-Prep (pa dekortikim) dhe Fasetave tradicionale. Për vendosjen e fasetave tradicionale, dentisti heq një shtresë të hollë smalti nga dhëmbët e pacientit. Fasetat No-Prep janë më të holla se fasetat tradicionale që do të thotë se dentisti heq më pak ose aspak smalt nga dhëmbët.
Në raste të caktuara, një trajtim No-Prep mund ta bëjë dhëmbin të duket më masiv, duke i bërë pacientët me dhëmbë të mëdhenj kandidatë jo të përshtatshëm për këtë trajtim. Për më tepër, duke qenë që porcelani është një material i hollë dhe transparent, opsioni No-Prep nuk është i përshtatshëm për pacientët që dëshirojnë të mbushin hapsirat (diastemat) midis dhëmbëve. Është e rëndësishme të flisni me dentistin dhe të diskutoni se cili opsion është më i dobishëm për tju përshtatur edhe qëllimeve tuaja estetike.
Heqja e smaltit të dhëmbëve (dekortikimi)
Hapi i parë për të vendosur faseta është gërryerja e një shtrese të hollë smalti nga pjesa e përparme e dhëmbëve. Sasia e smaltit të hequr varet nga kërkesat e pacientit dhe lloji i fasetave që përdoren. Në shumicën e rasteve, hiqet afërsisht 0.5 deri 0.7 mm smalt nga pjesa e përparme e dhëmbit. Zakonisht, sasia e hequr është aq e vogël sa që nuk ka nevojë për anestezi gjatë kryerjes së procedurës megjithatë jo çdo rast është i ngjashëm.
Marrja e masës:
Pas heqjes së smaltit të dhëmbëve, dentisti merr masën e dhëmbëve. Metoda më e zakonshme që përdoret është ajo me silikon e cila vendoset e butë në gojë dhe qëndron aty deri sa të ngurtësohet rreth dhëmbëve të tij. Nëse dentisti zgjedh një teknologji të përparuar, si skanimi dixhital që është një sekuencë e detajuar imazhesh. Imazhet transferohen në kompjuter dhe krijohet një imazh tridimensional i gojës së pacientit duke përdorur programet përkatëse. Sapo të merren masat, fillon puna e laboratorit për të bërë fasetat me përmasat e sakta.
Fasetat e përkohshme:
Pas dekortikimit dentisti do të përgatisi nje palë faseta të përkohshme. Në disa raste, pacientët mund ti bezdisi paraqitja e dhëmbëve të tyre pas heqjes së smaltit të dhëmbëve, prandaj, dentisti do të vendosi faseta të përkohshme plastike në mënyrë që edhe të mbrojë pjesën e ekspozuar të dhëmbit. Dentisti juaj do të përcaktojë nëse është e nevojshme vendosja e fasetave të përkohshme bazuar në sasinë e smaltit të hequr.
Prodhimi i fasetave:
Prodhimi i fasetave është një proçes që ndryshon nga njëri pacient tek pacienti tjetër. Kjo do të varet nga lloji i porcelanit që përdoret, megjithatë, aspektet parësore të procedurës mbetën të njëjta. Duke marrë parasysh kërkesat e pacientit, qeramisti do të krijojë modelet e punës së fasetave. Qeramisti ndërton disa shtresa prej porcelani duke përdorur presionin ose nxehtësinë për të rritur qëndrueshmërinë e materialit. Të gjitha shtresat prej porcelani mund të kenë të njëjtën ngjyrë, ose raste kur qeramisti do të ngjyrosë shtresat e porcelanit me dorë për të krijuar një pamje më realiste.
Pozicionimi i fasetave:
Pasi përfundohen fasetat nga laboratori, dentisti kontrollon formën dhe pamjen e tyre. Ky është një hap i rëndësishëm pasi dentisti duhet të kuptojë nëse porcelani do të ndikojë në proçesin e përtypjes së pacientit ose të folurën e tij. Nëse është e nevojshme, fasetat mund të shkurtohen dhe porcelani mund të risktrukturohet. Ngjyra e fasetave duhet gjithashtu të krahasohet me ngjyrën natyrale të dhëmbëve. Edhe pse faseta është e bërë nga porcelan që i është përshtatur ngjyrës së dhëmbëve të pacientit, dentisti mund ta përshtasë atë akoma më shumë duke zgjedhur saktë edhe ngjyrën e ngjitësit që do të përdoret për ti ngjitur ato me dhëmbin.
Acidifikimi i dhëmbit të dekortikuar:
Menjëherë para vendosjes së fasetave, dentisti aplikon një shtresë të hollë acidi fluorhidrik në dhëmbë. Xheli përdoret për të shpërbërë mineralet në sipërfaqen e dhëmbëve, duke krijuar kështu një sipërfaqe të përshtatshme për ngjitjen e fasetave. Procedura e acidifikimit është thelbësore për të siguruar një bazë më të sigurtë për ngjitjen e fasetave të porcelanit.
Cementimi i fasetave:
Hapi përfundimtar është cementimi i fasetave në dhëmbë. Dentisti përhap cementin dentar në pjesën e pasme të fasetave, pastaj vendos porcelanin në pjesën e përparme të dhëmbëve. Ngjyra e çementit zgjidhet në përputhje me ngjyrën e fasetave në mënyrë që të sigurojë një pamje sa më natyrale për pacientin. Dentisti vendos fasetat, dhe pastaj përdor një llampë polimerizimi për të ngurtësuar cementin. Llampa stimulon një reaksion kimik brenda materialit lidhës duke forcuar çementin brenda pak minutave.
Kombinimi i fasetave me trajtime të tjera:
Vendosja e fasetave të porcelanit mund të kombinohet edhe me trajtime të tjera, duke formuar një plan dentar estetik gjithëpërfshirës. Disa nga këto trajtime përfshijnë:
- Prerja e mishrave të dhëmbëve në mënyrë që të përmirësohet konturimi i tyre.
- Zbardhjen e dhëmbëve.
- Trajtime të tjera rregulluese.
Periudha e rikuperimit:
Nuk ka nevojë për një periudhë shërimi pas kryerjes së këtij trajtimi. Por nëse pacienti ka marrë qetësues gjatë procedurës, nuk do të jetë në gjendje ti japë makinës për tu kthyer në shtëpi. Pas heqjes së smaltit, dhe para vendosjes së fasetave, mund të keni pak bezdisje. Pasi kjo ndjesi të zhduket, pacientet mund të kthehen në rutinën e tyre normale.