Pasi keni vendosur fasetat prej porcelani, ju duhet të mbani një higjenë orale shumë të mirë dhe gjithashtu të bëni vizita të rregullta tek dentisti. Përveç kësaj, ju duhet të keni një mënyrë jetese të shëndetshme që të rrisni jetëgjatësinë e fasetave tuaja.
Si të parandaloni prishjen e fasetave?
Nëse kujdeseni mirë për fasetat tuaja, ato mund të zgjasin deri në 20 vjet. Përveç vizitave të rregullta te dentisti, ju duhet të lani dhe pastroni dhëmbët çdo ditë. Porcelani në vetvete nuk mund të prishet, por struktura e dhëmbëve mund të dëmtohet nga kariesi. Si përfundim, dëmtimi do të përhapet edhe te fasetat.
Mbrojtja e mishrave të dhëmbëve (gingivave):
Pasja e një higjene orale të mirë është shumë e rëndësishme sepse parandalon sëmundjet e mishrave të dhëmbëve të cilat mund të ndikojnë tek fasetat. Fasetat e porcelanit në nivelin e mishrave të dhëmbëve dhe në qoftë se do kemi probleme me mishrat e dhëmbëve, hapësira midis fasetave dhe gingivave do të bëhet e dukshme. Në këtë situatë do të nevojitej një ripërsëritje e fasetave.
Shmangni përdorimin e forcës së tepruar mbi faseta!
Ju do t’i dëmtonit fasetat tuaja nëse përtypni akull, kafshonit thonjtë, ose hapni pako të ndryshme me dhëmbë. Këto veprime do të shkaktonin krisje, çarje, ose gërryerje të fasetave. Porcelani mund të jetë një material shumë i fortë, por nuk krahasohet me dhëmbët natyralë. Fasetat e prodhuara me disilikat litiumi janë të qëndrueshme edhe për njerëzit që kërcasin dhëmbët, gjithsesi trajtimi i këtij fenomeni do të zgjaste jetëgjatësinë e fasetave.
Si të ruani ngjyrën e fasetave?
Porcelani nuk ka strukturë poroze, kështu që fasetat janë shumë rezistente ndaj ngjyrosjes. Sidoqofte, cementi që mban fasetat në vend mund të ndryshojë ngjyrë me kalimin e kohës. Nëse kjo ndodh, skajet e fasetave mund të marrin një ngjyrë më të verdhë dhe ti bëjë ato më të dallueshme.Ju duhet të vizitoni dentistin rregullisht për ta mbajtur këtë pjesë të fasetave të pastër.