Implantet dentare përdoren për të mbajtur një ose disa dhëmbë. Ato janë vida titani që mund të zëvendësojnë rrënjën e një dhëmbi. Implantet vendosen në nofull dhe ngjajnë me një rrënjë dhëmbi.
Sa e kanë jetëgjatësinë implantet dhe a janë një trajtim i sigurt?
Mund të themi se implantet, ashtu si dhëmbët natyral, mund të zgjasin për aq kohë sa ju kujdeseni për ta. Ndikimin më të rëndësishëm në jetëgjatësinë e implanteve do të kenë takimet e rregullta me dentistin për mirëmbajtjen e tyre si dhe kujdesi juaj për to.
Nëse nuk kujdeseni siç duhet për implantet, do të krijohet një shtresë që është e ngjashme me atë që krijohet tek dhëmbët natyralë të lënë pas dore. Kur nuk trajtohet, kjo mund të çojë në dhimbje, gjakderdhje dhe infeksion të mishrave të dhëmbëve (gingivave). Të gjitha këto janë probleme që mund ti keni edhe më dhëmbët tuaj natyral.
Nëse kujdeseni mirë për implantet dhe nëse janë të vendosura në kockë të shëndetshme dhe të fortë, ato mund të zgjasin për shumë vite. Megjithatë, si çdo lloj implanti kirurgjik (për shembull, zëvendësimi i kockës së gjurit), nuk ka një garanci për gjithë jetës.
A mund të vendos implante edhe nëse kam ende disa nga dhëmbët e mi natyrale?
Po. Çdo dhëmb mund të zëvendësohet me implant. Mund të zëvendësohet një dhëmb i vetëm ose e gjithë nofulla.
A mund të përdoren gjithmonë implantet për zëvendësimin e dhëmbëve?
Do të varet nga gjendja që ka kocka e nofullës tuaj. Një sërë analizash të posaçme do të kryhen nga dentisti juaj për të përcaktuar sasinë e mbetur të kockës. Nëse nuk është e shëndetshme ose nuk ka një sasi të mjaftueshme, vendosja e implanteve mund të mos jetë e mundur pa bërë më parë shtimin e kockës.
A janë implantet e dhimbshme?
Shpesh është më e lehtë për të vendosur një implant se sa të heqësh një dhëmb dhe normalisht kjo bëhet përmes përdorimit të anestezisë lokale. Në momentin e ndërhyrjes nuk do të ndjeni asnjë dhimbje, megjithatë ju mund të ndjeni bezdisje deri në një javë pas operacionit tuaj.
Nëse ndiheni nervoz ose keni një rast të komplikuar, atëherë dentisti juaj mund t’ju japë një qetësues. Rrallë ndodh që anestezia e përgjithshme të përdoret për implantet dentare, përveç rasteve të komplikuara.
Cili është kujdesi që duhet pas ndërhyrjes?
Ju do të udhezoheni nga dentisti juaj për mënyrën se si duhet të kujdeseni për implantin. Ai mund t’ju përshkruajë një recetë me qetësues për dhimbjet në mënyrë që t’i merrni ato gjatë dy ditëve të para pas operacionit nëse është e nevojshme.
Çfarë ndodh më pas?
Pasi të vendosen implantet tuaja, implanti duhet të integrohet (ngjitet) me kockën e nofullës. Zakonisht kjo merr disa muaj. Implantet janë zgjidhja më e shpejtë dhe më e qëndrueshme për zëvendësimin e dhëmbëve.
Nëse jeni duke zëvendësuar disa dhëmbë, mund të vendosni një protezë të përkohshme ose një ure provizore. Nëse tashmë keni proteza të plota, mund të vazhdoni të mbani ato ndërkohë që implantet tuaj vazhdojnë të shërohen. Ju do të duhet të ribazoni protezën tuaj, në mënyrë që ata të përshtaten siç duhet pas operacionit dhe zakonisht një “vidë shërimi” vendoset në vendin e implantit për ta mbajtur atë të mbrojtur.
A është e vështirë të pastroni dhëmbët mbi implante?
Jo. Megjithatë, kujdesi është i nevojshëm në mënyrë që implantimi juaj të jetë i suksesshëm dhe afatgjatë. Ju duhet të merrni këshilla të hollësishme se si të kujdeseni për implantet tuaja nga dentisti. Të pastrosh dhëmbët mbi implant nuk është më e vështirë sesa të pastrosh dhëmbët natyralë. Por mund të ketë zona që janë të vështira për t’u arritur dhe dentisti juaj do tju tregojë mënyrën se si t’i pastroni ato siç duhet.
Nëse kam sëmundje të mishrave rreth dhëmbëve natyral, a mund t’i ndodhë e njëjta gjë implanteve?
Po, është e mundur, nëse nuk kujdeseni siç duhet për implantet tuaja. Nëse ato mbahen të pastër dhe kontrollohen nga dentisti rregullisht atëherë nuk duhet të keni asnjë problem. Implantet mund të ndikohen edhe nga pirja e duhanit. Pra, nëse jeni duhanpirës, mund të keni nevojë për më shumë kujdes për implantet tuaj.
Nëse dhëmbët janë të fiksuar mbi implante a mund t’i lëviz ato?
Shumica e dhëmbëve që vendosen me implantet dentare mund të vendosen ose të hiqen vetëm nga dentisti. Megjithatë, nëse keni proteza të levizshme mbi implante mund ti hiqni për t’i pastruar ato.
A janë të dukshme implantet dentare?
Shumica e implanteve kanë të njëjtën pamje si dhëmbët natyral.
A është i nevojshëm një implant dentar për çdo dhëmb që mungon?
Nëse keni vetëm një dhëmb që mungon, do të nevojitet një implant për ta mbajtur atë. Nga ana tjetër, nëse keni disa dhëmbë që mungojnë dhe ndodhen pranë njeri-tjetrit, mund të vendosni implant për çdo dhëmb që mungon ose mund të beni ura mbi implante edhe të keni mundësinë të zëvendësoni me shumë dhëmbë. Dentisti juaj do të diskutoje cili opsion është më i mirë për gjendjen tuaj.
Po sikur të pësoj një aksident?
Implantet dentare, së bashku me dhëmbët që mbështeten prej tyre, mund të dëmtohen në një aksident ashtu siç mund të dëmtohen edhe dhëmbët natyralë. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të vendosni bite(mbrojtëse) të prodhuar në mënyrë profesionale kur luani në sporte me risk më të lartë dëmtimi.
Nëse janë dëmtuar vetëm dhëmbët, zakonisht ato thjesht mund të hiqen nga implantet dhe pastaj të zëvendësohen. Megjithatë, nëse implanti i titanit dëmtohet pa mundësi riparimi, atëherë mund të lihet në kockën e nofullës nëse është shumë e vështirë për t’u hequr. Ose mund të hiqet dhe të zëvendësohet me, një tjetër implant dentar.
Çfarë ndodh nëse implantet e dhëmbëve nuk integrohen siç duhet me kockën?
Kjo ndodh shume rrallë. Nëse një implant lirohet gjatë proçesit të shërimit, ose menjëherë, mund të hiqet lehtë dhe nofulla juaj do të shërohet normalisht. Pasi nofulla juaj të shërohet, atëherë mund të vendoset një implant tjetër. Dentisti juaj mund te bëjë një urë, dhe ta përshtasë atë në zonën ku do vendoset implanti.
Cilat janë avantazhet e implanteve?
Në shumë situata, kostoja e trajtimit është vetëm pak më e shtrenjtë në krahasim me koston e trajtimit të dhëmbëve që përfshin ura dhe kurora. Në terma afatgjatë, implantet zakonisht janë një opsion më i kënaqshëm dhe me kosto më efektive.
Implantet kanë gjithashtu përparësi të tjera. Nëse keni nevojë për një implant për zëvendësimin e një dhëmbi, nuk keni nevojë të gërryeni (dekortikim) dhëmbët në të dy anët duke i dëmtuar ato në mënyrë të përhershme. Dentisti juaj duhet të dekortikojë dhëmbët për t’i siguruar mbështetjen e urës.
Protezat totale shpesh lëvizin dhe mund të ndikojnë gjatë ngrënies dhe të folurit tuaj.Kjo nuk përbën problem për dhëmbët që mbështetet mbi implantet dentare pasi ato janë të ngjitura më fortë me kockën.
Ku mund ta marr këtë trajtim?
Natyrisht që ju mund të merrni këtë shërbim në Imperial Dental Center. Bisedoni me dentistin/en tuaj rreth opsioneve tuaja dhe ai / ajo do t’ju ofrojë këshillat që ju nevojiten.
Nëse ju nevojitet më shumë informacion na telefononi për një konsultë falas Telefono Tani