Endodontia- është dega e stomatologjisë që merret me patologjinë, fiziologjinë dhe morfologjinë e pulpës dentare. Endodontistët trajtojnë dhe diagnostifikojnë sëmundjet e pulpës. Kjo disiplinë përfshin një shumëllojshmëri procedurash dhe aftësish që kombinojnë shkencën me artin.
Çfarë ndodh gjatë një trajtimi kanalesh?
Cdo vit, kryhen më shumë se 14 milion trajtime kanalesh duke e bërë këtë procedurë më të zakonshmen në stomatologji. Nëse bëhet në kohën e duhur mund të parandalohet vendosja e urave apo implanteve dentare sepse dhëmbët natyral edhe nëse kanë infeksione të mëdha mund të kurohen dhe të shpëtohen.
Pulpa (Nervi) ndodhet në qëndër të dhëmbit. Ajo përbëhet nga fije nervore dhe enë të vogla gjaku të cilat ndihmojnë në ushqyerjen e dhëmbit dhe në mbajtjen e tij të shëndetshme. Kariesi i thellë, trajtime dentare të njëpasnjëshme, thyerjet apo goditjet në dhëmbë mund te shkaktojnë infektimin e pulpës nga bakteret. Kur gingiva apo dhëmbi bëhet shumë i ndjeshem ndaj dhimbjes ose temperaturave të ftohta dhe të nxehta, zona përreth dhëmbit duket e enjtur ose ka inflamacion të dukshëm, mund të jenë simptoma të një pulpe të infektuar.
Për të trajtuar sëmundjet e pulpës, nëse tashmë keni këto simptoma, fillimisht do ju rekomandohet një trajtim jo kirurgjik. Trajtimi përfshin heqjen e pulpës, pastrimin dhe izolimin e sistemit të kanaleve të rrënjës. Në varësi të llojit të dëmtimit që ka pësuar pulpa, trajtimi mund të bëhet në një ose më shumë seanca dhe mund të jetë nevoja për anestezi lokale. Rreth 90% e dhëmbëve me infeksion mund të trajtohen në këtë mënyrë.
Nëse dentisti parashikon vështirësi për trajtimin kanalar atëherë gjatë konsultës ai do tju shpjegojë se cilat janë komplikimet e mundshme që mund t’ju ndodhin, përpara, gjatë apo pas trajtimit.
Pas trajtimit të kanalit , ju mund të vazhdoni me aktivitetin tuaj normal ditor përshire ngarjen e makinës.
Çfarë ndodh pas trajtimit kanalar?
Pasi procedura të ketë përfunduar tërësisht, dentisti juaj mundet që brenda disa ditëve të vazhdoje me rindërtimin e dhëmbit dhe procedurat e tjera. Për tu siguruar që dhëmbët janë të mbrojtur, dentisti juaj do të vendosi se cili lloj rindërtimi është i duhuri për rastin tuaj. Ai mund të jetë mbushje e thjeshtë, mbushje me vidë apo këllëf
Komplikimet gjatë trajtimeve endodontike apo kirugjisë endodontike janë të rralla. Megjithatë nëse do të jetë nevoja mjeket tanë janë në dispozicion për tju përgjigjur kërkesave tuaja. Zakonisht trajtimi endodontik kushton shumë më pak se heqja e dhëmbit dhe zëvëndësimi me urë apo me implant.
Ritrajtimi endodontik
Çdo dhëmb i trajtuar nga endodonti mund të zgjasë njësoj sa dhëmbët e tjerë natyral për sa kohë që merr kujdesin e duhur. Megjithatë problemet mund të vazhdojnë të ekzistojnë edhe pas trajtimit endodontik si pasojë e dështimit dhe pacienti të vazhdojë të ketë bezdi. Në këto raste bezdia mund të vazhdojë për disa muaj apo edhe vite. Mund të ndodhi gjithashtu që pacienti të mos ndjeje shqetësime por në radiografi të bëhet i dukshëm infeksioni. Në këto raste është i nevojshëm ritrajtimi.
Shkaqet e dështimit të trajtimit kanalar mund të jenë:
- Kanalet e ngushta apo të kthyera nuk jane pastruar mirë gjatë trajtimit fillestar
- Kanalet nuk janë gjetur fare dhe si pasojë nuk janë pastruar gjatë trajtimit fillestar
- Pas trajtimit kanalar nuk është bërë rindërrimi i dhëmbit në kohën e duhur
- Mbyllja jo e mirë e mbushjes apo këllëfit ka shkatuar kontaminimin e pjesës së brendshme të dhëmbit
Edhe pasi trajtimi është bërë në mënyrën e duhur ka raste kur infeksioni mund të shfaqet më vonë. Raste të tilla janë:
- Kur kariesi i ri mund të shkaktojë ekspozim të mbushjes së kanalit duke e kontaminuar sistemin kanalar
- Kur kurora apo mbushja thyhen apo shqiten
Në mënyrë që të arrijë tek kanalet, dentisti duhet të heqi mbushjen apo kurorën edhe të fillojë sërisht pastrimin e kanaleve. Mbyllet provizorisht kaviteti me një pastë provizore. Për të përfunduar rindërtimin e dhëmbit do tju duhet të ktheheni sërish tek dentisti një ditë tjetër.