Asnjëra prej këtyre procedurave nuk është e këndshme, megjithatë, ndonjëherë thjesht janë të nevojshme për tu kryer.
Këto trajtime kryhen atëherë kur dhëmbi është tepër i dëmtuar. Por cilat janë dallimet kryesore midis ketyre dy procedurave dhe çfarë mund të presim kur i nënshtrohemi secilës prej tyre? Më poshtë kemi renditur informacione të nevojshme për t’ju ndihmuar të kuptoni më mirë se çfarë përfshin një trajtim rrënjësh dhe kur është e nevojshme heqja e një dhëmbi.
Trajtimi i rrënjëve: Ruajtja e dhëmbit nga heqja
Kur dentisti kontrollon një dhëmb dhe konstaton se pulpa (nervi) është shumë i dëmtuar, atëherë hapi i radhës që duhet të merret është trajtimi i rrënjës. Megjithatë, pjesa tjetër e dhëmbit tuaj do duhet të jenë në formë të mirë në mënyrë që të ruhet.
Zona ku do punohet duhet të mpihet nga dentisti në mënyrë që të kryhet procedura e trajtimit të rrënjës. Më pas hiqet pulpa (nervi) plotësisht dhe pastrohet sistemi i kanaleve ku ka pasur pulpë(nerv). Kjo bëhet për tu siguruar që nuk ka baktere të mbetura brenda rrënjës.
Pas pastrimit të pulpës(nervit), ajo do mbushet me një material plastik inert të quajtur gutaperkë. Materiali zëvëndëson pulpën që është hequr dhe lejon dhëmbin tuaj të funksionojë normalisht. Një kurorë mund të vihet në dhëmbin tuaj, nëse është e nevojshme, për të rregulluar pamjen e dhëmbit dhe për ta forcuar atë.
A ka dhimbje pasi përfundon procedura e trajtimit të rrënjës?
Pacientët mund të përjetojne pak dhimbje për disa ditë, po më shumë është në formë bezdie sesa dhimbje. Nëse jeni më i ndjeshëm mund të jetë e nevojshme që të merrni edhe një qetësues dhimbjesh. Nëse dhimbja do zgjasi më shumë apo bëhet e rëndësishme atëherë ju duhet të konsultoheni me dentistin për të parë çfarë nuk shkon.
Heqja e dhëmbëve
Pasi dentisti juaj të përcaktojë se nuk mund të bëhet asgjë për të shpëtuar dhëmbin tuaj, atëherë ai/ajo mund të rekomandojë heqjen e dhëmbit.
Dentisti do të fillojë me këtë procedurë fillimisht duke mpirë zonën përreth për të shmangur dhimbjen dhe mjete të veçanta si dare apo elevatorë do të bëj heqjen e dhëmbit.
Pas kesaj procedure ju do të keni pak gjakderdhje, kështu që dentisti juaj do të vendosë garzën për rreth 15 minuta për të ndihmuar në mpiksjen e gjakut.
Pas mbarimit të kësaj procedure nëse rasti është i kompikuar, mund të shfaqet enjtje në fytyrë. Në këtë rast është mirë të aplikohet akull për të pakësuar inflamacionin. Gjithashtu është mirë të hani ushqime të ftohta dhe të buta për te shmangur irritimin e zonës. Duhet të tregoni kujdes për rreth dy javë në vazhdim në mënyrë që të shërohet plotësisht.Gjatë kësaj kohe,edhe pastrimi i dhëmbëve duhet të kryhet butësisht,në mënyrë qe mos lendohet zona.
Vendosja e implanteve dentare pas heqjes së dhëmbëve.
Ekspertët thonë se hapësirat që mbeten pas heqjes së një dhëmbi, me kalimin e kohës mund të bëhen problematike. Dhëmbet që ndodhen në dy anët e hapësirës, mund të zhvendosen nga pozicioni fillestar, duke sjellë vështirësi në të përtypur dhe në të folur. Pjesa më e keqe është që ju mund të humbni trashësinë dhe lartësinë e kockës së nofullës tuaj.
Për të shmangur të gjitha këto probleme, duhet të konsultoheni me dentistin për të marrë në konsideratë mundësinë e vendosjes së implanteve dentare. Kjo sepse implantet dentare funksionojnë dhe duken si dhëmbë natyrale. Ato gjithashtu mund të ndihmojnë për të parandaluar humbjen e kockës së nofullës tuaj.
Vendimi përfundimtar: Edhe pse trajtimi i kanaleve mund të jetë më i preferuar, ai nuk është gjithmonë i mundur të kryhet
Kur jemi midis opsionit të heqjes së dhëmbit apo të trajtimi të kanalit, shpesh trajtimi i kanalit është zgjidhje më e preferuar, pasi punohet për të rregulluar dhëmbin natyral. Megjithatë mund të mos jetë gjithmonë e mundur që të trajtohet dhëmbi, kjo në varësi të sasisë së dëmit. Nëse një dhëmb është dëmtuar shumë, dentisti juaj mund t’ju rekomandojë që ta hiqni atë dhe pastaj ta zëvëndësoni me një implant dentar.
Konsultohuni me dentistin tonë në Imperial Dental Center në mënyrë që të percaktoni procedurën më të mirë për ju!
Është e rëndësishme të kuptoni avantazhet dhe disavantazhet e secilës procedurë për të përcaktuar se cila është më e mira për ju. Këshillat e dentistit dhe njohuritë tuaja, do t’ju ndihmojnë të bëni zgjedhjen më të mirë për të rikthyer buzëqeshjen tuaj.