Trajtimi ortodontik është një mënyrë e drejtimit ose e lëvizjes së dhëmbëve, për të përmirësuar pamjen e tyre ose mënyrën e funksionimit. Trajtimi ndihmon në shëndetin afatgjatë të dhëmbëve, mishrave dhe nyjeve të nofullës, duke rregulluar presionin e kafshimit.
Një pjesë e konsiderueshme personash kanë dhëmbë shumë të ngjeshur ose të shtrembër.Ky trajtim i drejton ose i vendos dhëmbët në një pozicion më të mirë.
Kjo përmirëson pamjen e tyre, i bën më të lehtë për tu pastruar dhe rregullon mënyrën se si ata kafshojnë së bashku.