Një nga trajtimet më të njohura dentare estetike në botë janë fasetat dentare. Ato janë shtresa qeramike të punuar si formë dhëmbi të cilat vendosen mbi dhëmbin natyral për të përmirësuar pamjen dhe duke ndryshuar formën, ngjyrën dhe madhësinë e dhëmbit.
Fasetat zakonisht vendosen në sipërfaqen e përparme të dhëmbit dhe mund të jenë prej kompoziti ose porcelani e cila zgjat më shumë. Gjatë këtij trajtimi mund të ketë nevojë për pak ose aspak anestezi dhe mund të jetë zgjidhja më e mirë kur bëhet fjalë për të përmirësuar pamjen e dhëmbëve të përparme.
Fasetat përdoren përgjithësisht për të zbardhur dhëmbët, për të mbuluar defekte të ngjyrës dhe për të përmirësuar buzëqeshjen tuaj.
Fasetat konsiderohen si një mënyrë tradicionale për të ndryshuar madhësine, formën dhe ngjyrën e një dhëmbi.