Pacientja u paraqit në klinikë me një punim e-max të bërë para 3 vjetësh. 🔻
Dhëmbët më parë kishin qënë me këllëf zirkoni po i kishte ndërruar sepse ishin nxire mishrat. Kërkesa e saj ishte që këllëft të bëheshin sërisht E-Max sepse besonte që ishte materiali më i mirë për mishrat e saj pak të shëndetshëm. 🔴
Ne vlerësuam qe E-Max nuk do të ishte zgjidhja e duhur për të sepse dhëmbët nën këllëf ishin të nxire me mbushje masive edhe vida. I propozuam qe punimin ta bënim me zirkon-porcelan edhe pse kushtonin me pak se emax. 😃
Imperial Dental Center
Duke mos qënë e bindur pacientia, laboratori ynë i përgatiti 2 palë këllëfë. Një palë E-Max edhe një palë zirkon në mënyrë që pacientia të zgjidhte kush i pëlqente më shumë. ⭕
Për tu përgatitur për këllëfët e rinj u mjekuan mishrat, u modeluan me bisturi edhe me ndihmën e provizoreve që të merrnin formë sa më estetike. U trajtuan infeksionet u rindërtuan edhe një herë me vida në mënyrë që ti siguronim asaj jetëgjatesi. 😃
Pacientja zgjodhi këllëft e zirkonit dhe ishte shumë e kënaqur me to. Materiali sigurisht ka rëndësi të madhe por ndonjëherë çmimi më i shtrenjtë nuk tregon që është më i mirë për rastin tuaj.😁
Nëse keni dhe ju probleme të tilla, apo shqetësime të dhëmbëve, rezervoni sot FALAS vizitën tuaj pranë klinikës tonë!