Pacientja u paraqit në klinikë me kërkesën për të zëvëndësuar dhëmbët që i mungonin dhe për të rregulluar dhëmbët që kishte sepse nuk ishin më të bardhë si më parë.

Pacientja konsumonte sasi të konsiderueshme limoni çdo ditë. Kjo gjë i bënte dhëmbët të ishin të konsumuar si në sipërfaqen e kafshimit gjithashtu dhe në sipërfaqen e jashtme. 

U vendos të bëheshin këllëf një nga një për dhëmbët ekzistues si dhe ura për dhëmbët që mungonin.

Imperial Dental Center

Për efekt kostoje materiali i zgjedhur nga pacientja ishte metal porcelani. Ngjyra e zgjedhur është e bardha (bleach). 

Rezultatet janë të dukshme. Tjetër paciente e kënaqur me punën tonë!