Në një tjetër rast që kemi kënaqësinë ta ndajmë me ju, pacientja në foto u paraqit në klinikën tonë me mungesë të të gjithë dhëmbëve majtas edhe me mungesën e dy paradhëmballëve djathtas të cilat i kishte zëvëndësuar me një urë dentare.

🦷  Pas dhe diskutimit me mjekët profesionistë të klinikës Imperial, u vendos që pacientes ti vendoseshin 6 implante dentare për të zëvëndësuar çdo dhëmb që mungonte. U vendos që e gjithë puna të kryhej nëpërmjet implanteve dhe pacientja të mos ti vendoseshin më ura dentare.  Përgjatë ndërhyrjes u bë e mundur dhe zgjerimi i kockës për të vendosur implantet.

Imperial Dental Center

😁 8 muaj pas përfundimit të punimit të implanteve u vendosën dhe kllëfët zirkon porcelan.

📉 Procedura u bë në një kohë të shkurtër sepse pacientja jeton jashtë shtetit dhe nuk kishte shumë kohë në dispozicion.

😃 Pacientes  ju dhurua buzëqeshja aq shumë e merituar!

Nëse keni dhe ju probleme të tilla, apo shqetësime të dhëmbëve, rezervoni sot FALAS vizitën tuaj pranë klinikës tonë!