Përfytyroni se si do të duket buzëqeshja juaj para se dentisti të bëjë ndryshimet përfundimisht. Mock-up është një simulim i buzëqeshjes, që bëhet mbi dhëmbët tuaj ekzistues. Mendojeni atë si një “buzëqeshje provë”. Është një nga hapat e parë që dentisti juaj do të ndërmarrë për të dizenjuar buzëqeshjen tuaj të re. Mock-up përdoret përkohësisht në mënyrë që ju të shihni se si do të duket rezultati përfundimtar. Gjithashtu mund të shihni edhe ndryshimet në ngjyrë dhe formë.
Arsyeja që përdoret Mock-Up është që ju të shihni se si dhëmbët tuaj do të duken pas trajtimeve përfundimtare. Gjithashtu ju mund të kryeni ndryshimet që nuk ju pëlqejnë përpara fillimit të këtyre procedurave. Këtu janë disa nga arsyet pse duhet të bëni një Mock-Up:
- Ju lejon të shihni rezultatin përfundimtar para fillimit të procedurës.
- është një pamje e përkohshme, kështu që ju mund të bëni ndryshime për të përmbushur vizionin tuaj të dhëmbëve të përsosur.
- Ju mund të bëni shumë modele deri sa të shihni rezultatet që dëshironi të arrini.
- Ndërton besim mes dentistit dhe pacientit nëse që të dy e njohin rezultatin e dëshiruar.
- Ai i jep dentistit tuaj një ide më të qartë mbi atë që ju dëshironi.
Proçesi fillon me vizitën e dentistit i cili bën një vlerësim të dhëmbëve dhe diskuton për dëshirat dhe nevojat tuaja estetike.
Hapi i dytë është marrja e masës së dhëmbëve tuaj për të krijuar një model të cilin laboranti dentar e përdor për të kryer modifikimet e nevojshme.
Këto modifikime bëhen me dyll. Sapo të jetë gati, dentisti dhe ju do të diskutoni mbi dizajnin e dyllit dhe të shihni nëse nevojiten ndryshime të tjera.
Pasi ju dhe dentisti të bini dakort mbi dizajnin e dyllit, ai kopjohet duke përdorur silikonin dhe pastaj krijohet një maskerinë silikoni. Resina vendoset brenda kësaj maskerine dhe pastaj vendoset mbi dhëmbët tuaj. Ndryshimi është shpesh i madh. Ju mund të keni nevojë për disa momente ose ditë, për të vendosur nëse ju përshtatet dizajni apo jo. Dentisti do të fotografojë dhëmbët tuaj aktual dhe ato të krijuar me mock-up. Kjo do ju japi kohë për të krahasuar fotografitë, tjua tregoni ato familjarëve tuaj dhe për të vendosur nëse buzëqeshja e re është e duhura për ju.
Nëse modeli është mjaftueshëm i trashë dhe i qëndrueshëm, dentisti mund t’ju lejojë ta merrni atë në shtëpi për të kryer një vlerësim më të mirë.
Krijimi i një Mock-Up nuk është i mundur për të gjithë pacientët.Nëse dhëmbët tuaj duhet të rregullohen para se dentisti dhe laboranti i tij të mund të bëjnë një punim protetik, procesi i marrjes së masës për Mock-Up duhet të shtyhet.
Mos harroni, Mock-up nuk është rezultati përfundimtar. Ju mund të jeni të kënaqur me modelin e parë, ose mund të mos e pëlqeni atë. Mock-up ju lejon juve dhe dentistit të vlerësoni idetë dhe të eliminoni problemet përpara se të bëhen ndryshime të përhershme. Proçesi mund të përsëritet derisa ju të jeni të kënaqur. Ndonjëherë, Mock-Up ju ndihmon të ndërmerrni një vendim tjetër. Ju mund të vendosni që dëshironi të bëni një trajtim ortodontik në vend të trajtimit kozmetik. Disa pacientë madje vendosin se preferojnë buzëqeshjen e tyre aktuale dhe zgjedhin të mos kryejnë ndryshime.
Kur çdo gjë shkon siç duhet, ju do keni një buzëqeshje të re fantastike. Fotot më poshtë ilustrojnë se sa i madh mund të jetë ndryshimi, duke treguar dhëmbët origjinal, krijimin e Mock-up dhe buzëqeshjen përfundimtare të krijuar me faseta apo këllëf.