• Aparate Ortodontike
  • Faseta Dentare
  • Implante Dentare
  • Kllëfë Zirkoni
  • Kurora Metal Porcelan
  • Maskerina Transparente
  • Mbushje Estetike
  • Trajtim Kanalesh
  • Ura Metal Porcelani
Imperial Dental Center
Imperial Dental Center
  • Rreth Nesh
    • Klinika
    • Stafi
  • Rastet
  • Turizmi Dentar
  • Blog
  • Kontakt
Na kontaktoni +355 69 43 65 000
Imperial Dental Center
  • Rreth Nesh
    • Klinika
    • Stafi
  • Rastet
  • Turizmi Dentar
  • Blog
  • Kontakt

Pse nuk kam kockë mjaftueshëm për të vendosur implante dentare?

kocka per implante

Mungesa e një ose disa dhëmbëve mund të çojë në humbjen e kockës në zonën ku është mungesa. Humbja e kockës së nofullës mund të shkaktojë edhe probleme të tjera, sa i përket shëndetit tuaj dhe pamjes se përgjithshme. Pamja e fytyrës suaj mund të ndryshojë, mund të keni problem me dhëmbët e tjerë, dhimbje, por edhe paaftësi për të ngrënë ose për të folur normalisht.

Ashtu si ushtrimet fizike ndihmojnë në mbajtjen në formë të muskujve, kocka mbahet në formë duke e përdorur atë. Brenda kockës së nofullës ndodhen dhëmbët natyralë të cilët stimulojnë kockën e nofullës nëpërmjet aktiviteteve si përtypja dhe kafshimi. Sa herë që mungon një dhëmb, ajo pjesë e kockës së nofullës ku mungon dhëmbi, nuk merr stimulimin e nevojshëm dhe fillon të resorbohet (përthithet)

Pasojat e mundshme të humbjes së kockës së nofullës dhe të dhëmbëve:

  1. Krijohen probleme me dhëmbët e tjerë të mbetur, që përfshin humbjen, lëvizjen apo devijimin e tyre.
  2. Mbështetje e kufizuar e buzës.
  3. Ndryshim i formës se nofullës.
  4. Zgjerimi i sinuseve maksilare.
  5. Të ushqyerit e papërshtatshëm për shkak të dhimbjes.
  6. Vështirësi në komunikimin dhe në të folur.
  7. Dhimbje koke dhe dhimbje të fytyrës.
  8. Devijim i tipareve të fytyrës.
  9. Lëkurë e rrudhosur rreth gojës.

Cilat janë arsyet e humbjes së kockes së nofullës?

Shkaqet e mëposhtme janë nder më të zakonshmet për humbjen dhe përkeqësimin e kockës së nofullës që mund të bëjnë që një procedurë e shtimit të kockës të jetë e nevojshme:

Ekstraksioni (heqja) e dhëmbëve:

Sa herë që një dhëmb i përhershëm hiqet dhe nuk zëvendësohet menjëherë me mbjellje, mund të ndodh humbja e kockës së nofullës. Dhëmbët natyralë janë të fiksuar brenda kockës së nofullës. Kocka e nofullës stimulohet përmes veprimtarive të tilla si kafshimi dhe përtypja. Sa herë që mungon një dhëmb, ajo pjesë e kockës së nofullës ku mungon dhëmbi, nuk merr stimulimin e nevojshëm dhe fillon të resorbohet (përthithet).

Shkalla në të cilën kocka do dëmtohet është individuale dhe ndryshon shumë nga një person në tjetrin. Megjithatë, shumica e humbjes ndodh gjatë  tetëmbëdhjetë muajve të parë pas heqjes dhe vazhdon gjatë gjithë jetës në mënyrë graduale.

Sëmundje periodontale (Periodontit):

Këto janë infeksione të vazhdueshme të mishrave të dhëmbëve që shkatërrojnë gradualisht mbështetjen e dhëmbëve natyralë. Një ose disa inde periodontale preken nga sëmundja periodontale: gingiva, cementi i rrënjës, ligamenti parodontal ose kocka alveolare. Megjithëse ka disa lloje sëmundjesh që ndikojnë në strukturat mbështetëse të dhëmbëve, shumica e tyre vijnë nga inflamacioni i nxitur nga pllaka dentare. Ekzistojnë dy kategori kryesore: periodontiti dhe gingiviti.

Te individët që janë gjenetikisht të ndjeshëm ndaj këtyre sëmundjeve, shkaku kryesor i gingivitit është pllaka dentare. Pllaka dentare është një lloj materiali ngjitës pa ngjyrë, i përbërë kryesisht nga lloje të ndryshme të baktereve dhe grimcave të ushqimit që rrinë në dhëmbët tuaj dhe në vijën e mishrave të dhëmbëve. Pllaka dentare formohet vazhdimisht në dhëmbët tuaj. Toksina të ndryshme prodhohen nga bakteret që gjenden brenda pllakës, të cilat mund të irritojnë mishrat e dhëmbëve. Nëse irritimi tejzgjatet, mishi i dhëmbëve largohet nga shkaku i këtij irritimi. Nëse nuk pastroni dhëmbët tuaj rregullisht, pllaka dentare mund të ngurtësohet duke krijuar një lloj strukture të quajtur gurza ose kalkul.

Bakteret që akumulohen në sipërfaqen e dhëmbit shkaktojnë periodontitin, si dhe një përgjigje imunitare ndaj baktereve. Nëse gingiviti kthehet në periodontit, kocka ku janë mbështetur dhëmbët do të fillojë të shkatërrohet. Humbja progresive e kockës alveolare, mund të shkaktojë lëvizjen e dhëmbëve dhe humbjen e tyre të mëvonshme.

Urat / Protezat:

Protezat mbështeten mbi mishin e dhëmbëve. Megjithatë, ato nuk sigurojnë stimulimin e kockës alveolare, kjo mungesë stimulimi me kalimin e kohës shkakton rezorbimin e kockës e cila fillon të pakësohet. Meqënëse protezat kanë nevojë për kockë për të qenë të qëndrueshme, individët shpesh përjetojnë lëvizje të tyre dhe probleme në të folur dhe të ushqyer.

Humbja e kockës mund të jetë aq e madhe sa që protezat nuk do jenë në gjendje të qëndrojnë në vend edhe duke përdorur ngjitës të fortë. Kjo mund të bëjë të nevojshme vendosjen e protezave të reja ose vendosjen e implanteve tek të cilat mund të ankorohen. Implantet i japin stabilitet protezës. Ato ndihmojnë në stimulimin e kockës së nofullës, gjë që ndihmon në ruajtjen e saj.

Kur bëhet fjalë për urat, stimulimi i kockës së nofullës vjen nga dy dhëmbët anësore. Megjithatë, ajo pjesë e urës që përfshin hapësirën ku nuk ka dhëmbë, nuk merr asnjë stimulim të drejtpërdrejtë. Kjo zonë mund të ketë humbje të kockës. Pasi të përfundohet procedura e shtimit të kockës, rritja e kockës dhe funksioni i saj mund të rikthehen si më parë.

Traumat:

Sa herë që një dhëmb thyhet, stimulimi i kockës në atë sipërfaqe ndalohet, duke rezultuar në humbje të kockës së nofullës. Disa lloje të zakonshme të traumave të nofullës dhe dhëmbëve përfshijnë: dhëmbët që janë thyer për shkak të aksidenteve ose lëndimeve ose thyerje të nofullës. Një procedurë e shtimit të kockës është e nevojshme në këto raste.

Keqpozicionimi:

Keqpozicionimi i dhëmbëve gjithashtu mund të shkaktojë dëmtim të kockës së nofullës. Kjo ndodh sepse forca nuk ushtrohet njëtrajtësisht mbi sipërfaqen e kockës.

Osteomieliti:

Ky është një lloj infeksioni bakterial brenda palcës kockore të nofullave. Infeksioni rezulton në inflamacion, i cili mund të shkaktojë furnizim të reduktuar të kockës me gjak. Në përgjithësi, trajtimi i osteomielitit kërkon që të hiqet kocka e prekur dhe të përdoren antibiotikë. Një procedurë e shtimit të kockës mund të jetë e nevojshme për të rikthyer funksionet e humbura të kockës.

Tumoret:

Edhe pse tumoret beninjë faciale zakonisht janë jo kërcënuese për jetën, ato mund të rriten në përmasa të medha duke bërë të nevojshme që një pjesë e nofullës të hiqet. Tumoret malinjë të gojës zakonisht përhapen në nofull. Kjo kërkon që pjesa e prekur e nofullës të hiqet. Zakonisht shtimi i kockës është i nevojshëm në të dyja rastet për të ndihmuar në rikthimin e funksionimit normal të nofullave. Shtimi te pacientët që kanë tumore malinjë mund të jetë më e vështirë pasi trajtimi i këtij lloj tumori zakonisht kërkon që edhe indet e buta përreth të hiqen gjithashtu.

Deformime në zhvillim:

Ka disa sindroma që karakterizohen nga pjesë të pazhvilluara të kafkës, nofullës, kockave të fytyrës ose dhëmbëve. Mund të kryhet procedura e shtimit të kockës për të rikthyer rritjen dhe funksionimin e kockës.

Defiçiencat e sinusit:

Sa herë që dhëmballët (molarët) në pjesën e sipërme të nofullës hiqen, resorbimi (përthithja) e kockës shkaktohet nga presioni i ajrit që vjen nga hunda në sinusin maxillare. Kjo do rezultojë në zgjerimin e sinusit,i cili quhet sinus i hiperpneumatizuar. Ne jemi në gjendje të kryejmë një procedurë të trajtimit të tyre.

Orari Klinikës

  • E Hënë - E Premte
    9:00 - 19:00
  • E shtunë
    10:00 - 14:00

Na kontaktoni

  • Rruga Elbasanit, 1001
    Tiranë, Shqipëri

  • +355 69 43 65 000

  • imperialdentalcenteralbania@gmail.com

Postimet e fundit

  • TRANSFORMIM ME IMPLANTE DENTARE DHE KURORA ZIRKONIMay 10, 2025
  • BUZËQESHJE ME KLLËFE ZIRKONIApril 19, 2025
Rruga Elbasanit, 1001 Tiranë, Shqipëri
Email: imperialdentalcenteralbania@gmail.com
Mobile : +355 69 43 65 000
Imperial Dental Center
© Imperial Dental Center 2025 | All rights reserved

Social Chat is free, download and try it now here!